Tërmeti, Xhixho: Qeveria të lërë propagandën, të shpallë emergjencën

Diel, 22 September 2019 14:57

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar në një postim në faqen e saj në facbook pas valës se propagandës së qeverisë pas tërmetit të fuqishëm të një dite me parë. “Boll më me shoë dhe mbledhje, çdo qytetar shqiptar pret që qeveria të dali në terren për të evidentuar dëmet, për t’i ardhur në ndihmë familjeve që sot gjenden pa shtëpi në qiell të hapur të mbërthyer nga paniku e frika,presin marrjen e masave për të përballuar këtë situatë emergjence”, shkruan Xhixho.

Ja postimi i saj i plotë:

Tërmeti që shkundi Shqipërinë duhet të kishte shkundur qeverinë e cila gjendet në apati totale për të marrë përgjegjësitë që i takojnë me ligj.

Vazhdon modeli i propagandës dhe jo i përkushtimit që presin qytetarët, të cilët edhe kësaj here u gjendën vetëm në përballimin e situatës më të rëndë natyrore të këtyre 30-40 viteve.

Boll më me shoë dhe mbledhje, çdo qytetar shqiptar pret që qeveria të dali në terren për të evidentuar dëmet, për t’i ardhur në ndihmë familjeve që sot gjenden pa shtëpi në qiell të hapur të mbërthyer nga paniku e frika,presin marrjen e masave për të përballuar këtë situatë emergjence.

Pse është kaq e vështirë të shpallet gjendja e emergjencës për zonat e prekura?

Po normal kur taksat tona shpenzohen për PPP dhe vjedhje galopante si mund të ketë buxhet për të përballuar fatkeqësitë natyrore, për t’i shërbyer qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...