Luçiano Boçi: Bashkia Tiranë, rrëmbyesja që bën si bamirëse

Diel, 22 September 2019 17:55

Nga Luçiano Boçi

E padëgjuar, por e vërtetë!!!!
Siç ndodhi me rastin e Kopshtit Botanik, ku Bashkia kërkoi imponimin e qëndrimit ndaj VKM grabitëse 510, dhe me rastin e tërmetit po bëhet e njëjta gjë.
Nëpërmjet anëtarit të këshillit bashkiak, në konflikt interesi si anëtar Senati, Bashkia Tiranë urdhëron mbledhjen e Senatit, duke uzurpuar funksionin e Rektorit dhe një të tretës së anëtarëve të Senatit.
Madje përcakton dhe rendin e ditës e dikton dhe Administratorin!!!!?
Në dukje qëllimi shfaqet si i mirë si në çdo propagandë, por në realitet eliminon autonominë universitare në zemrën e vetë autonomisë, në Senat dhe shpërfill Rektoratin.
Tërmeti është thjesht sebepi për të vënë nën kontroll dhe presion Senatin dhe Universitetin.
Senati, në raste të zakonshme ose të jashtëzakonshme, sipas nenit 32, pika 5,6, të Statutit dhe Ligjit të Arsimit të lartë, mblidhet nga Rektorin ose nga nje e treta e anëtarëve.
Rendi ditës në raste emergjente aprovohet me 2/3 e anëtarëve.
Askush tjetër nuk ka të drejtë qoftë anëtar i Këshillit ky.
Bashkia mos të bëjë kot rolin e bamirëses për disa tulla, ndërkohë që i grabit UT 15 ha të Kopshtit Botanik.
Ajo sipas ligjit duhet të jetë financuese serioze e Universitetit të Tiranës dhe jo rrëmbyese e uzurpuese e pronave dhe e autonomisë universitare.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...