“Piktori dështak aktron dhe në fatkeqësitë natyrore”

Hënë, 23 September 2019 10:09

Nga Lefter Maliqi

T’i lutemi Zotit boll më me fatkeqësi natyrore, tërmete, përmbytje, zjarre etj. Nuk e meriton ky popull i varfër, i rraskapitur, me plot probleme, me fëmijët e të afërmit në emigrim, të papune e të pasigurt, me qeveritarë e pushtetarë të babëzitur, hajdutë e të korruptuar. Tërmeti më i fortë që ndodhi pas vitit 1979. Solidarizohem me të gjithë familjet e dëmtuara pjesë e së cilës isha dhe unë. Vendi kaloi në panik pas tërmetit të ditës së shtunë. Zoti shpëtoi jetët e njerëzve me pak lëndime, mbi 105 banorë u kuruan në spitalin e Traumës, dhjetëra banesa u shkatërruan, dhjetëra pallate e biznese u dëmtuan. I besoni zotit jo piktorit dështak dhe sejmenëve të tij në qeveri, i cili si gjithmonë aktron dhe në fatkeqësitë natyrore, duke bërë show me takime puthje duarsh e përqafime fëmijësh të sëmurësh e të moshuar, siç ka bërë me dëmet e shkaktuara nga tërmetet në Korçë apo të permbytjeve e zjarreve dhe asnjë premtim të mbajtur, ka zaptuar mediat me këto show e aktrime dhe kur një media, gazetë a portal nxjerr një lajm për sigurinë e njerëzve pavarësisht sa i vërtetë është, ai i turret si çakall me fjalorin më të ndyre. Zotit i qofshim falë, por vendi ka nevojë për tërmet tjetër të fortë politik në mënyrë që vendi të jetë më i sigurt, më i mobilizuar, më pranë njerëzve në çdo fatkeqësi, duke i ndihmuar menjëherë banorët për banesat, pronat dhe jetën e tyre. Tërmeti politik domosdoshmëri për të përmbysur babëzinë, korrupsionin, pasigurinë, paaftesinë Rilindase dhe do rindertojë shpresën, mirëqenien, te ardhmen sigurinë e vendit. Populli t’i përulet Zotit por jo Qeverisë së babëzizë, ajo duhet rrëzuar bashkë me Piktorin e korruptuar e dështak një sahat e më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...