Kriza e kalbësirave dhe pritja për një tërmet josizmik

Hënë, 23 September 2019 19:35

Nga Ilir Nikolla

Efektiviteti i qeverisë në gjuetinë ndaj mediave dhe në gjetjen e emër-mbiemrave “armiq të popullit” flet më qartë se gjithçka për prioritetet e punës së saj. Flet mjaft në fakt kjo gjueti, ashtu si edhe sjellja disfatiste e Bashkisë së Tiranës, e cila s’e ka fare idenë e dëmeve që janë shkaktuar në Tiranë dhe lëshon deklarata të tipit “po i hapim njëherë mensat për të dëmtuarit, por s’e dimë se sa veta janë në nevojë” apo “nuk kemi identifikuar ndërtesa të pabanueshme për shkak të tërmetit, por na thoni ku janë që të shkojmë t’i verifikojmë”.
Sjellja e qeverisë është sjellja tipike e një entiteti-kalbësirë. Si çdo kalbësirë, ajo nuk ka një plan si përballohet kriza dhe as nuk ka një ide se si bashkëpunohet në kërkimin e ndihmës, por si e tillë që është, në dekompozim e sipër, merret me dy nevojat e veta bazike, kontrollin e territorit dhe gllabërimin e coftinës. Të parin e bën duke shpallur mediat armiq të popullit, kurse për të dytën kam disa dilema etike nëse do mundem të zgjedh pamjen e duhur të kalbësirave qeveritare që në foto e kronika televizive emëtonin propagandë në kërkim të gllabërimit të konsensuseve të munguara publike.
Meqë e pikasëm qeveri-kalbësirën në krimin e përdorimit të tërmetit për motive pushteti, le t’i bëjmë edhe prognozën vjeshtës së saj politike. Ajo s’ka më asnjë ide se si qeveriset, s’ka as fonde për ta bërë një gjë të tillë (lista e abuzimeve me koncesionet s’ia lejon këtë luks) dhe ndodhet në një fazë ekstreme të konsumimit të saj. Figurinat që zëvendësuan bajlozët e vijës së parë të korrupsionit nuk i sjellin qetësi udhëheqësit, prandaj nxjerrja në skenë e atyre që vetëshpallen si “mekanizma të dhunës”, por që dihet se ç’hipokritë e ç’Alikimikë janë, është thjesht faza finale e farsës që luan kabësira.
Natyra na i jep të gjitha leksionet dhe ajo na mëson për strategjitë e mbijetesës. Në rastin e kërmëngrënësve, në përgjithësi ata luajnë me numrin e lartë, duke u fryrë për t’u dukur më të rrezikshëm nga sa janë në të vërtetë dhe duke qenë ndjekës të verbër të parimit të hajdutit “këmbët e shpejta, faqja e bardhë”. Për të rritur numrin, këto orë çakenjtë e urdhëruar po ndihmohen edhe nga çakenjtë vullnetarë, të cilët e dinë se çfarëdo budallallëku të shqiptojnë, e sigurtë është se do të kontribuojnë në arritjen e standardit të mizërisë. Aq i duhet udhëheqësit të frikësuar deri në palcë. Me fryrjen online “alla Nju Jork”, ai ka plotësuar pjesën e dytë të mozaikut, ndërkohë që pjesën e tretë presim ta zbulojmë në ditët e ardhshme. Sinjalet e para të ikjeve “me dorëheqje dhe letra publike” nga aradha e parë flasin se shumë shpejt do t’i pikasim edhe këmbëshpejtët.
Por, në skenat e sotme të tentativave për linçimin e mediave, dallojmë kalbësimin në ekstrem. Nuk duhen shumë ballë, as ballë Merkali, as ballë Rihter. Tërmete më të lehta do e pastrojnë skenën e ato s’ka nevojë të jenë sizmike, mjaft të jenë popullore e politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...