Reforma zgjedhore/ Kaso: Ja pse u ulëm në tryezë, ne jemi vëtëm për reformë të vërtetë

E Enjte, 26 September 2019 10:53

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso u shpreh në studion e Ditarit në A2 CNN i bindur se sistemi zgjedhor nuk është problemi më i madh i zgjedhjeve në Shqipëri. “Sistemi aktual zgjedhor nuk është tabu për t’u diskutuar, por në tryezën e reformës nuk mund të jetë diskutimi më i rëndësishëm. Problemi më i rëndësishëm i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është sistemi, sipas nesh. Sigurisht, edhe në opozitën e bashkuar ka palë që duan rishikimin e sistemit. Mund të hapet në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur ky diskutim. Por, duhet parë në kontekstin e duhur, duke adresuar së pari problemet e vërteta. Jemi të hapur të ulemi në tryezë dhe ta shikojmë me seriozitet. Nëse ka sistem më të mirë sesa ai që kemi, do ta vërejmë me seriozitet”, tha Kaso.

Sekretari demokrat për çështjet zgjedhore theksoi se prania e opozitës në tryezë “ishte përgjigje pozitive ndaj ftesës së partnerëve ndërkombëtarë që kishin thirrur tryezën dhe për të bërë të qartë se opozita e bashkuar mbështet pa kushte një reformë të vërtetë zgjedhore, pasi kjo konsiderohet kusht i domosdoshëm për hapat përpara në procesin e integrimit”.

“Dy rrugë ka: ose do të bëjmë sikur bëjmë reformë, ose do të bëjmë reformë të vërtetë. Ne jemi në tryezë dhe japim rrugën tonë për një reformë të vërtetë. Ky nuk është një kusht, pasi sigurisht në secilën prej atyre 5 pikave mund të diskutohet dhe të përpunohen. Kur mbi to do të nisë një diskutim serioz, do të vëmë të gjitha kapacitetet tona për të mos humbur asnjë orë kohë”, shpjegoi Kaso.

“Duket se Rama jeton në flluskën e vetëkënaqësisë që ka krijuar pas takimit prej disa sekondash me Presidentin amerikan. Realisht nuk ka kuptuar kushtet e rezolutës së Bundestagut dhe as rekomandimet e ODIHR-it. Ndoshta mendon se me ekspertët e tij dhe me votat që ka do të bëjë disa ndryshime ligjore që do të jenë të mjaftueshme për një Reformë Zgjedhore. Nuk është kështu sepse e ka provuar më parë dhe nuk ia kanë pranuar”, shtoi Kaso.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...