Negociatat/ Kashahu: Reflektim i sinqertë nga qeveria për 9 kushtet, Rama mos ti shesë si sukses

E Enjte, 26 September 2019 16:28

I ftuar në Syri TV, sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu ka komentuar vendimin e Bundestagut gjerman, që i shton edhe dy kushte të reja Shqipërisë, diçka që u shit si sukses nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Kashahut, PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre: reflektim i sinqertë për plotësimin e kushteve.

"PD ka kohë që e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, mënyrës së qeverisjes, përgjegjësive të zotit Rama dhe pret, Basha përmes një bashkëbisedimi me gazetarët e ka bërë të qartë se nëse nuk ndodh një reflektim i sinqertë ndaj kërkesave, sot të Bundestagut, dje të opozitës, nuk mund të ketë një zgjidhje të mirë të këtyre kërkesave. Nëse Rama do të vazhdojë ta shesë sikur nuk jemi në krizë politike, duke falenderuar Merkel për kushtet", u shpreh zyrtari demokrat.

U çelën apo nuk u çelën negociatat?

"Çelja e negociatave është e qartë. Vendet e rajonit pothuajse të gjitha e kanë kaluar këtë proces. Statusin e vendit kandidat e kemi marrë në vitin 2011. Jemi në vitin 2019 dhe nuk kemi çelje negociatash. Vendi ndodhet në një situatë tragjike.

Serbia ka hapur 16 kapituj, e ka mbyllur vetëm 2. Mali i Zi i ka hapur në vitin 2013 negociatat, ka hapur 34 kapituj e ka mbyllur vetëm 3. Është një proce i gjatë e i vështirë e nuk mund të menaxhohet me të njëjtën mënyrë si qeveria. 

Akoma nuk është i qartë vendimi i shteteve skeptike:

"PD ka bërë maksimumin e saj. Ka lobuar me të gjithë partitë simotra. Basha e ka bërë të qartë edhe nga mbledhja e Partive Popullire Europiane", deklaroi Kashahu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...