Vazhdojnë abuzimet me Unazën e Madhe, "Salillari" kthehet në garë pas ikjes së Qatos

E Enjte, 26 September 2019 18:27

Vazhdon "saga" për ndërtimin e nënkalimit të Unazës së re. Komisioni i Prokurimeve Publike ka vendosur së fundmi të rikthej në garë kompaninë “Salillari” e cila ishte skulifikuar nga komisioni i vlerësimit të ofertave në Autoritetin Rrugor Shqiptar sepse nuk përmbushte kriteret. Kjo kompani kishte bërë ofertën prej 1.7 mld lekësh nga 2.2 mld që ishte fondi limit. Vendimi vjen në një kohë që sapo është larguar drejtorja e ARRSH.

Komisioni i Prokurimeve  Publike ka kthyer në garë kompaninë “Salillari” për tenderin që parashikon  ndërtimin e nënkalimit të Unazës së Re.

Ky vendim vjen pas dorëheqjes së drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato,  nga detyra që ajo mbante.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave e skualifikoi këtë subjekt me argumentin se nuk përmbushte kriteret e duhura për të qenë pjesë e kësaj gare.

Po ashtu u larguan nga gara dhe 4 kompani të tjera. Por pas ankimimit,  KPP ka rifutur në lojë vetëm "Salillarin".

Tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar është i detyruar që të shpallë fituesin, i cili duket se do jetë pikërisht kompania "Salillari", e cila aktualisht është zbatuesi i një prej loteve të këtij aksi.

Në tenderin e dytë që u hap për ndërtimin e nënkalimit të Unazës së Re morën pjesë 8 kompani.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 2.2 mld lekë, ndërsa propozimi i “Salillarit” është 1.7 mld lekë.

Vendimi i fundit i Komisionit të Prokurimit Publik çon një tjetër zgjatje të proçedurave.

Tenderi për këtë lot është kthyer në  qendër të akuzave dhe debateve për shkak të skandaleve të ndodhura.

Pas emërimit të Belinda Ballukut në krye të Ministrisë së Financave,  ndryshoi dhe projekti në sheshin "Shqiponja".

Pavarësisht se ka një reduktim të sipërfaqes, apo dhe heqja dorë nga mbikalimi dhe vendosja e nënkalimit, fondi limit nuk ndryshoi.

Kostoja e ndërtimit zbriti në mënyrë të ndjeshme në  tenderin e dytë,  por Autoriteti Rrugor i skualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme.

Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “Dh Albania” me një vlerë 20 milionë euro.

Kompanitë në garë

1. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Alb Building” sh.p.k. & “Euroteorema Peqin” sh.p.k. & “Liqeni VII” sh.a. & “Communication Progres” sh.p.k. 1.726.144.828,77 lekë, skualifikuar

 2. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Salillari” sh.p.k. & “Bajrami N” sh.p.k. 1.776.111.282 lekë, skualifikuar

 3. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. & “Be – Is” sh.p.k. 1.786.834.087 lekë, kualifikuar

4. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “2 T” sh.p.k. & “G.P.G. Company” sh.p.k. 1.849.345.584,82 lekë, skualifikuar

 5. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gjoka Konstruksion” sh.a. & “Shansi Invest” sh.p.k. 1.924.025.051, 67 lekë, skualifikuar

6. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Curri” sh.p.k. & “Alba Konstruksion” sh.p.k. 1.990.898.426,80 lekë, kualifikuar

7. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Vega” sh.p.k. & “Alko Impex General Construction” sh.p.k. 2.127.812.661,05 lekë, kualifikuar 8. “Gener 2” sh.p.k. 2.228.432.216,08 lekë, skualifikuar

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...