Ish-zv/kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes gjatë qeverisjes së PD, Gazment Oketa i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë të selisë blu të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur rotacionin politik.
Në një intervistë për ABC News, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është i bindur që një bashkim i kontributeve të opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve do të bëjnë të mundur që demokratët të vijnë sërish në pushtet.
Ish-zv/kryeministri, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë demokratë të rikthehen për ta bërë sërish fituese forcën e tyre politike.
“Të gjithë ata që e gjejnë veten te e djathta. Jo vetëm për shkak të pozicioneve që kanë marrë, por për shkak të bindjeve politike, për shkak të identitetit politik, do të ishte mirë të bashkohemi të gjithë së bashku në një front politik për të bërë të mundur rotacionin politik”, shprehet ndër të tjera Oketa.
Zgjidhjen e krizës politike e sheh vetëm te dialogu, ndërkohë që ka bindjen se e bashkuar opozita është fituese përballë një qeverie të tillë.