Pse Bundestagu i përmendi Ramës Saimir Tahirin

Premte, 27 September 2019 10:01

Ndërkohë që diskutohej në Bundestagun gjerman në lidhje me fatin e rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian një deputet i partisë më të madhe qeverisëse atje, Peter Beyer, përfaqësues i CDU/ CSU në fjalën e tij foli edhe për çështjen Tahiri.

Mesazhi i tij ishte i qartë: “Nuk na hidhni dot hi syve me atë dënim për Saimir Tahirin”.

Kjo fjali duhet të ketë ardhur si bombë në Tiranë. Jo më shumë për vetë ish-ministrin e Brendshëm sesa për Kryeministrin e vendit, vetë Edi Ramën.

Ky mesazhit i thënë në Bundestag ishte një paralajmërim shumë i fortë për Ramën pasi nga Gjermania i erdhi informacioni se “ne e dimë se çfarë ke bërë”.

Duhet thënë se nga Berlini këto kohët e fundit kanë ardhur investigime shumë serioze në lidhje me kriminalitetin e qeverisë në Shqipëri. Jo vetëm për blerjen e votës dhe përdorimin e krimit në fushatë zgjedhore por edhe për trafikun ndërkombëtar të drogës.

A mund të ketë kjo deklaratë e deputetit gjerman hetimet shumë të gjëra që po bëhen në Gjermani në lidhje me drogën shqiptare, si ajo e çështjes së Xibrakës.

A mos u thuhet përmes emrit të Saimir Tahirit, Edi Ramës se “ne e dimë kush është kryesori në këto krime dhe nuk mund të na hedhësh hi syve”.

Të gjitha këto janë arsye që Rama të ndihet më keq se kurrë atje në shtëpinë e tij në Surrel. Gjermania është e vendosur që të mos bëjë ‘të verbrën’ përballë situatës ku e ka çuar vendin ky sekt kriminal që po qeveris vendin si është “Rilindja” me në krye Edi Ramën. 55NEWS.AL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...