Sekretari i Shtetit i SHBA shmang Tiranën, viziton Shkupin dhe Malin e Zi

Premte, 27 September 2019 12:16

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, do të bëjë vizitë zyrtare në Maqedonin e Veriut dhe në Mal të Zi javën e parë të muajit Tetor.

Sipas axhendës së publikuar nga DASH, pavarësisht vizitave në vendet fqinje, nuk është planifikuar një vizitë e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Shqipëri.

Pompeo, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Donald Trump, do të vizitojë në një vizitë diplomatike Malin e Zi pasi të largohet nga Maqedonia e Veriut, njofton Departamenti i Shtetit-raporton Beqir Sina për Bota sot nga Nju Jork.

Sipas këtij njoftimi Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, ka një konferencë shtypi mjaft të rëndësishme me gazetarët e akredituar në Nju Jork - në selinë e Kombeve të Bashkuara ku po mbahet Sesioni i 74-të i Asamblesë së Përgjithshme .

Mike Pompeo emëroi Mattheë Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet Bosnje Herzegovina , Kroacia, Serbia, Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut.

Modifikuar më Premte, 27 September 2019 12:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...