Narkopolicia e Lleshajt vetëm dekonspiron aksionet

Premte, 27 September 2019 14:00

Nuk është hera e parë që dekonspirohen aksionet e policisë. Madje kohët e fundit, kur është fjala për drogë,  thuajse të gjitha aksionet e saj janë të tradhtuara. Sot Policia e shtetit ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku foli rreth operacionit për sekuestrimin 137 kilogramë kokainë në disa kontejner me banane në Durrës, ku u prangosën dy persona, punonjës në port dhe ku u shpall në kërkim një biznesmen. Por deklarata e policisë ngrinte mjaft pikëpyetje për mënyrën e organizimit të operacionit në vendin tonë, ndërkohë që nuk sqaronte se çfarë kishte ndodhur konkretisht me kokainën, personat e arrestuar dhe si ishte proceduar. Gazetarja e kronikës Anila Hoxha, në një shkrim në rrjetet sociale, ka ngritur disa pyetje, sipas të cilës policia nuk u dha përgjigje, veçanërisht se pse biznesmeni Gentian Malindi nuk u arrit të vihej në pranga. Në fund të shkrimit të saj Hoxha pyet: “Kush tradhtoi?”

E kush tjetër? Narkopolicia e Lleshajt vetëm dekonspiron aksionet dhe në fund prangos fakirët, ata që mashtrohen apo bien pre e trafikut dhe jo autorët e vërtetë, bosët e krimit dhe drogës.

Modifikuar më Premte, 27 September 2019 14:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...