Ramaforma e Sorosit nuk është reformë në Drejtësi

Premte, 27 September 2019 17:58

Zhvillimet politike në Shqipëri sigurisht që nuk mund të shihen të shkëputura nga ato në rajon dhe përtej atlantikut. Për shumë arsye, për të cilat nuk është momenti për ti analizuar, por sidomos kjo administratë e SHBA po ka një qartësi të pashembullt për dallimet mes të majtës dhe të djathtës, konfliktin thelbësor midis globalistëve dhe patriotëve siç e theksoi edhe Presidenti Trump, por në thelb historia përsërit vetveten thjesht në rrethana dhe kohë të ndryshme.

Që gjatë fushatës elektorale, nisjen e Presidencës Trump, dhe deri në këto momente kur është botuar një informacion i rëndësishëm i sajtit “BREITBART”, administrata Trump ka qenë e qartë për sa i përket rolit të Sorosit në SHBA. Ne këtu jemi më se të qartë për sa i përket rolit të Xhorxh Sorosit dhe ndikimit politik të tij në Shqipëri në të cilën për hir të së vërtetës po kryet një eksperiment radikal dhe jo një reformë.

Përplasja mes të majtës dhe të djathtës ka qenë është dhe do të mbetet , por asnjëherë kaq e kthjellët dhe kaq e qartë në SHBA si kjo administratë. Kjo për faktin se vetë administrata Trump ishte vetë shumë e qartë për sa i përket tezave socialiste sa dhe së fundmi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Trump ritheksoi se “Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist”. Sigurisht edhe për ata që dinë të lexojnë edhe përtej rreshtave kuptohet që reminishencat e ngjarjeve të tilla do të vihen re dhe në Rajon. Këtu nuk është fjala për persona, këtu është çështja për establishment.

Establishmenti i  Xhorxh Sorosit, establishment i globalistëve, i kufijve të hapur, i krizave të emigrantëve, ka zhvilluar dhe po zhvillon në Shqipëri një eksperiment të dhimbshëm dhe pasojat nuk do të jenë të vogla. Askush nuk ka qenë dhe nuk është kundër reformimit të sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Askush nuk ka enë dhe nuk është kundër dënimit të korrupsionit në këtë sistem. Është një plagë që duhet shëruar. Por që me reformën në Drejtësi të merret një njeri të caktojë njerëzit e tij dhe të thyhet themeli i parë mbiu të cilët mbështetet demokracia që është ndarja e pushteteve, kjo nuk është më reformë. Kjo është Ramaformë, dhe luftë klasash e kohëve moderne.

Po japim një shembull konkret: Të zbulojmë pas në kohë se kush e ka drejtuar misionin e Euralius, i cili teknikisht përgatiste të gjitha aktet dhe në dhjetor të 2017 do të jepte opinionin ligjor për zgjedhjen e shëmtuar dhe antikushtetuese të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Edhe si term është qesharak. Kush e ka drejtuar Euraliusin prej vitit 2014?

Mes anëtarëve fillestarë janë ambasadorja e asaj kohe Rohmana Vlahutin, ish kryetari i reformës së asaj kohe dhe ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri ish ministri i Brendshëm, luftuan derisa e arritën ish ministrin e Drejtësisë Nasip Naco dhe nuk i jepnin asnjë informacion atij, ishte edhe kryetari i dhomës së Avokatisë Maksim Haxhiaj. Mjaftojnë tre emrat e parë për të kuptuar Ramaformën e Xhorxh Sorosit. Më pas me mbështetjen e manjatit, Edi Rama theu konsensusin e arritur në parlament për ndryshimet kushtetuese për reformën në 2016 dhe vazhdoi me emërime dhe kasaphanë ën reformë duke likuiduar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Sot jemi në pikën ku po trumbetohet formimi i SPAK dhe BKH. Sërish qesharake deri në dhimbej. KLP-ja e Ibrahimit do të zgjedhë SPAK-un e Ramës. Të zgjidhet çfarë të duan dhe të merren me lobizëm sa të duan, duhet një pakt kombëtar për çdo çështje sepse vendi ka prekur fundin, por sidomos për Reformën në Drejtësi. Edhe lobimi i deritanishëm nëpërmjet linjave të Sorosit, Tiranë-Uashingtoni për ‡çështjen e Kësaj reforme janë linjat të cilat nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet e shkëlqyera dhe mirënjohjen që këmi për Shtetet e Bashkuara. Është thjesht linja e një sekti të rrezikshëm në Shqipëri mbështetur nga një linjë e manjatit Soros përtej atlantikut që tashmë nuk ka thjesht synimin e forcimit të shoqatave , por thjesht ndikimin politik. / REDAKSIONALE

Login to post comments