Zëdhënësi i Presidentit: Zero shkelje kushtetuese! Harrojini traktet e porositura

Premte, 27 September 2019 19:19

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka reaguar lidhur me lajmet që po qarkullojnë në media për opinionin e Komisionit të Venecias, për anulimin e datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit.

“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”,- shkruan Blushi në një reagim në Facebook.

Login to post comments