“Ata që përfituan në 8 vite nga pushteti i PD, sot ithtarë të Edi Ramës”- Monika Kryemadhi: Nuk mund të jesh i braktisur kur…

Premte, 27 September 2019 21:28

E ftuar në emisionin “Provokacia” të drejtuar nga Mustafa Nano, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për situatën politike dhe marrëdhënien e saj dhe të partisë që ajo drejton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.
Teksa i cilësoi marrëdhëniet me Lulzim Bashën dhe PD si shumë të mira, Kryemadhi e mori dhe në mbrojtje kryetarin e selisë blu. Ajo tha se Lulzim Basha është sulmuar dhe lënë vetëm nga ato të cilët sipas përfituan më shumë se kushdo në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike. Përveç Sali Berishës, të gjithë të tjerët janë kthyer në idhtarë të Edi Ramës, u shpreh Kryemadhi.

‘Nuk dua të bëj avokaten e Lulzim Bashës. A mund të bëj një pyetje? 8 vjet qeverisi Sali Berisha, i vetmi njeri nga qeveria e Sali Berishës që ka ngelur në PD është Sali Berisha. Të gjithë ish-ministrat e tjerë të Sali Berishës që kanë qenë 8 vjet në pushtet sot janë përkrahës dhe ithtarë të Edi Ramës. Nuk mund të jesh i braktisur kur ke qenë numri dy i Partisë Demokratike, 8 vjet ministër, nuk mund të jesh i braktisur kur ke qenë njeriu më i përkëdhelur nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Në takime me ndërkombëtare, në pozicione politike, në pozicione mediatike, nuk mund të jesh i braktisur. 8 vjet në pushtet në fund të fundit, demokracia çfarë? 8 vjet do ikësh ti se do të vijë dikush tjetër. Por jo ti të vjelësh partinë tënde për 8 vjet në pushtet pastaj të ikësh dhe të kthehesh në një mekanizëm që përdoresh nga dikush tjetër. Pra, ti ose do të bëhesh me qeverinë së do të ruash atë që ke provuar 8 vite më përpara ose je vërtetë imoral politik që shkon gjithmonë ku është pushteti. Me thënë të drejtën, Basha e ka pasur shumë të vështirë e megjithatë i ka mbijetuar kësaj gjëje. Shikoni sot njerëzit që kanë përfituar më shumë nga pushteti i Partisë Demokratike ku janë, me përjashtim të Sali Berishës.’

Login to post comments