Ne kërkojmë Europën, Rama na “integron” në Serbi

Saturday, 28 September 2019 09:17

Ka kalur si një lajm i përciptë deklarata e kryeministrit të serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili konfirmoi për mediat vendase se është diskutuar në takim për një “Shengen të vogël” që pritet të formohet nga tre shtetet: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ai ka dhënë detaje se një marrëveshje specifike në këtë fushë do të firmoset në konferencën e Novi Sadit, më 9-10 tetor, ku ai pret të jenë të pranishëm Rama dhe Zaev.

“Ajo që diskutuam është se duam të jemi më specifikë. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht,” u tha Vuçiç gazetarëve. Në këtë projekt, Kosova nuk përfshihet, por kjo nismë që pritet të mbajë edhe firmën e kryeministrit shqiptar është një rrezik i madh, që në radhë të parë dëmton interesat e Kosovës.

Koncepti i “Shengenit të vogël” Ballkanik nënkupton si lëvizjen e lirë të qytetarëve, ashtu edhe marrëveshje për kalimin e mallrave me tarifë të reduktuar, ose me tarifë zero. Kjo do i përkasë së ardhmes jo shumë të largët, por në gjeostrategji, rreziku për vendin tonë është në dy drejtime. Politikisht kjo do të thotë as më shumë dhe as më pak sesa rikthim në vitet 1945-1949, në krijimin e një “Federate Jugosllave”, ku Shqipëria konsiderohej si “republika e shtatë”.

Ndonëse në kohë të ndryshme, vendi është në proces të integrimit drejt BE-së, dhe i gjitha Ballkani Perëndimor po bën përpjekje që në një të ardhme të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Ideja e të ashtuquajturit “Shengen ballkanik” qarkullon prej vitesh, por janë Kosova dhe Mali i Zi që e kundërshtojnë ashpër, pasi e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë. Kosova nuk përfshihet në këtë marrëveshje dhe i pyetur nga gazetarët, Vuçiç u shpreh: “Është e rëndësishme për Serbinë që Prishtina të përfshihet në këtë proces”.

Por pas kësaj ideje sulmohet bash në thelbin e saj taksa 100 % e vendosur nga qeveria e Kosovës për të gjithë mallrat serbe. Produktet serbe në Kosovë prej më shumë se tetë muajsh kanë humbur fluksin e tyre dhe dëmi ekonomik për serbinë, vetëm nga rritja e kësaj takse llogaritet në afër 700 milionë euro. Një nismë e tillë e njëanshme nga Kosova u vendos në shenjë reciprociteti, pasi Serbia pengoi që Kosova të ishte anëtare e Interpolit.
Rama tentoi në Samitin e Berlinit të “mposhtte” kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj, duke i kërkuar që të pranonte menjëherë kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që sugjeruan që taksa të pezullohej përkohësisht, në mënyrë që të vijonte dialogu mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit.
Ramushi nuk u tërhoq, çka solli edhe një përplasje të ashpër në distancë mes tij dhe kryeministrir Rama. Serbia tenton forma të tjera dhe po luan pikërisht nga një “idiotësi politike” e kryeministrit tonë, i cili është i gatshëm që për tu bërë personazh mediatik, të shesë çdo interes, përfshi edhe atë kombëtar.

Një lëvizje e tillë nga kreu i qeverisë shqiptare përbën rrezik të madh gjeopolitik, pasi për të shkuar deri në lëvizjen e lirë të mallrave, apo menaxhime të përbashkëta kufitare kërkohet kohë dhe mbi të gjitha investime.

Sytë e shqiptarëve janë kthyer nga vendimi që do të merret më 18 tetor për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, që me shumë gjasë do të jetë hapje me kushte, çka do të thotë se jemi ende shumë larg. Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut ka marrë premtimin se do të marrë negociatat pa kushte, duke kaluar me disa hapa vendin tonë, tashmë të zhytur në një krize të thellë politike, institucionale e sociale. Qytetarët kërkojnë integrim në Euqopë, por rruga ku po na çon kreu i qeverisë ka vetëm një destinacion, Beogradin, e më pas edhe Moskën. Nga Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...