Presidenti Meta: Të flakim tej egon e sëmurë, lakminë dhe indiferencën

Saturday, 28 September 2019 16:34

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në festimet e Ditës së Ashures, që u  zhvilluan në Teqenë bektashiane të Sari Salltëkut. Të pranishëm ishin edhe Kryegjyshi Botëror i  Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, klerikë të lartë si dhe shumë besimtarë bektashianë. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë e festimit së bashku në Sari Salltëk, në Ditën e Ashures, për të nderuar kujtimin e dëshmorëve të Qerbelasë dhe mesazhin e sakrificës së tyre në dobi të paqes, mirësisë dhe dashurisë. “Urimi im në këtë festë shkon për besimtarët bektashianë, të dashurit dhe familjet e tyre si dhe gjithë shqiptarëve. Festat tona fetare janë përherë momente bashkimi dhe gëzimi për të gjithë. Ato na mundësojnë të shprehim nderimin dhe respektin ndaj Zotit, por edhe mesazhin e njohur shqiptar të dashurisë, harmonisë dhe mirëkuptimit mes feve”,- vuri në dukje Presidenti Meta.

“Festa e Ashures është dita simbol e nderimit të marëtirëve, të devocionit deri në sakrificën  më sublime për të mirën e njerëzisë, harmonisë dhe paqes sociale. Kjo ditë na kujton të gjithëve se shoqëria jonë dhe sidomos klasa drejtuese ka nevojë për më shumë patriotizëm, përkushtim, drejtësi, përgjegjësi, ngrohtësi shpirtërore dhe bujari për qytetarët. Ne duhet të ofrojmë ndaj njëri-tjetrit më shumë mbrojtje, mirëkuptim, shpresë dhe përkujdesje, por në radhë të parë këtë duhet ta tregojmë ndaj familjeve në nevojë, jetimëve, të moshuarve të braktisur si dhe individëve me aftësi të kufizuara”,- u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i shtetit shtoi se simbolika e festave të tilla përçojnë mesazhe sensibilizimi për gjithë shoqërinë. “Në kohën që po jetojmë, përtej politikës së ditës, e ardhmja po bëhet gjithmonë edhe më e pashpresë për shumicën e shqiptarëve. Para syve tanë, të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfrit po kalojnë në skamje. Klima e varfërisë, korrupsionit, papunësisë, pasigurisë, krimit, padrejtësisë, lakmisë dhe thellimit të ndarjes klasore po e errëson perspektivën e rinisë shqiptare. Mijëra vëllezër dhe motra po largohen çdo ditë të braktisur nga politika joefikase në vendin amë. Në këtë situatë duhet për një çast të ndalemi dhe të reflektojmë thellë ndaj plagëve të shoqërisë dhe fenomeneve që na shqetësojnë. Kjo ditë e flijimit dhe sakrificës njerëzore na fton të flakim tej egon e sëmurë, lakminë dhe indiferencën dhe të marrim përgjegjësinë para atdheut, familjes, shoqërisë dhe kombit”,- theksoi kreu i shtetit shqiptar.

Presidenti Meta u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të kenë më shumë bashkëpunim dhe përkushtim ndaj njeri-tjetrit dhe familjes. “Perëndia le të na ndihmojë të gjejmë rrugën e duhur për të nxjerrë në pah bashkësinë e vlerave tona më të mira atdhetare, etike, morale, njerëzore dhe hyjnore. Shqiptarët kanë arsye për të qenë krenarë me historinë e tyre, moralin dhe vlerat njerëzore që mbartin. Në udhëtimin drejt Europës ne kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe kemi arritje, të cilat nuk mund të lejojmë që të errësohen nga zhvillimet e fundit politike, ekonomike dhe sociale. Në këtë mënyrë, me besimin në Zot dhe dashurinë për vendin, le t’i shtrimë dorën e bashkëpunimit njëri-tjetrit dhe t’i përkushtohemi edhe më shumë familjes, shoqërisë dhe atdheut tonë të dashur. Në përfundim do të desha t’ju siguroj për mbështetjen time në punën, përpjekjet dhe lutjet tuaja për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Gëzuar Ditën e Ashures! Lumturi e mbarësi për gjithë shqiptarët!”,- u shpreh Presidenti i Republikës në përshëndetjen e Tij drejtuar besimtarëve bektashianë dhe të gjithë bashkatdhetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...