Fakt-analizë/ “Makinacioni” rilindas që mbërtheu edhe përfaqësuesit e Venecias

Saturday, 28 September 2019 17:35

Shpërtheu rrufeshëm ditën e djeshme në mediat pranë qeverisë një raport paraprak ose draft-opinion i Komisionit të Venecias mbi çështjen e hetimit të Presidentit nga Kuvendi lidhur me vendimmarrjet e tij për 30 Qershorin. Se nga kush ishte shpërndarë me aq vrull, kuptohet lehtësisht dhe nuk është nevoja ti hyjmë analizave të thella.

Në parantezë, duhet theksuar se ky opinion paraprak vjen në bazë të mendimeve të krijuara nga ata përfaqësues të Komisionit që vizituan Shqipërinë dy javë më parë, ku zhvilluan takime me palët e interesuara direkt të çështjes, mes tyre anetaret e komisionit hetimor, ministrin e Brendshem si edhe vete Presidentin Meta. Por çfarë çalon rëndshëm në këtë opinion paraprak? Pse bie erën e një opinioni të krijuar mbi bazën e të pavërtetave, të mbështetura fort në makinacionin rilindas, i cili për të thënë të “vërtetat” e tij, përdor të gjitha metodat “bindëse” ndaj ndërkombëtarëve, duke mos lënë pas edhe të mirat materiale. E megjithate, të qëndrojmë te analiza e ftohtë.

1-Votimet e 30 Qershorit nuk ishin zgjedhje demokratike, aq më tepër të arrinin ndonjë standard ndërkombëtar. Raporti i OSBE/ODIHR, që është edhe i vetmi arbitër ndërkombëtar i gjithëpranuar nga palët për gjykimin e zgjedhjeve në vend, ka nxjerrë një duzinë me problematika thelbësore të këtij procesi, që e cënojnë rëndë pluralizmin dhe votën e lirë. E ta mendosh që ky raport është përpiluar nga znj. Glover, e cila njihet për armiqisitë e saj me opozitën e sidomos ish-kryeministrin Berisha. Por aq të thella kanë qenë parregullsitë e votimeve të 30 Qershorit, sa as zonja Glover nuk mund ta mbulonte “diellin me shoshë”.

Të gjitha parregullsitë e nënvizuara e zeza në të bardhë në raportin përfundimtar të ODIHR, kryesisht ato që lidhen me të drejtën e zgjedhjes të sanksionuar na gjykata e Strasburgut dhe pluralizmin politik, ku në shumicën e bashkive u votua vetëm për një kandidat, Komisioni i Venecias as nuk i ka marrë parasysh në gjykimin e paraprak. I gjithë argumentimi i ODIHR mbi këtë pjesë, madje edhe shkelja e kushtetutës nga qeveria me mos publikimin e dekretit për zgjedhjet e reja vendore në fletoren zyrtare, duhet të ishin një fakt i provuar në dosjen e përfaqësuesve të Venecias. Pasi ato provojnë qartazi se zhvillimi i 30 Qershorit, në formën sic u mbajt, përbën një shkelje madhore të elementëve thelbësore të demokracisë, gjë që i jep të drejtë vendimit të Presidenit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe anulimin e 30 Qershorit.

2-Të vijojmë më tej. Raporti paraprak i Komisionit të Venecias( që duhet ta rinënvizojmë vjen si pasojë e mendimeve që kanë përpiluar përfaqësuesit e këtij komisioni që vizituan Shqipërinë, ku disa prej tyre kanë lidhje të çuditshme me përfaqësues të rrjetit sorsian në BE të kryesuar nga Mogherini and kompani) në shumë aspekte duket jo profesional. Në rreshta e raportit dallon qartazi se vetë përfaqësuesit e Venecias kane bere politikë, larg koncepteve dhe parimeve kushtetuese dhe jashtë realitetit të krizës së rëndë politike ku ndodhej vendi në kohën që Presidenti mori vendimin, gjendje e cila vazhdon edhe aktualisht. Përfaqësuesit e Venecias kanë injoruar totalisht në argumentim, pluralizmin politik, i cili është vlera parësore e zgjedhjeve demokratike e të lira. Në raport paraprak flitet vetëm për PD e LSI dhe jo për  opozitën e bashkuar apo frontin opozitar, duke injoruar qëllimisht faktet se këto parti përfaqësojnë gati gjysmën e votave në 2017, vota që u tjetërsuan nga PS.

3-Raporti paraprak i Venecias është një raport qartazi denigrues kundër opozites, ku padyshim synimi është që ti jepet mundësia Ramës që të justifikojë si të ligjshëm 30 Qershorin, të cilën e shkatërroi me prova bindëse znj. Glover me raportin përfundimtar të ODIHR.

4-Më tej lidhur me çështjen e rrezikut që i kanosej vendit, kujtojmë ketu të dhënën nga SHISH që dispononte Presidenti po ashtu edhe Kryeministri, mbi mundësinë e djegies së Kuvendit nga një grup paramilitar nga Kosova. Edhe në këtë rast, ekspertët e Venecias tejkalojnë caqet e kompetencave të tyre, pasi ato nuk janë ekspertë sigurie që të pohojnë se cilës shkallë ishte rreziku që po i kanosej vendit. Për më tepër,ekspertët më shumë kanë marrë për bazë informacionin e dhënë nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj se sa atë të Presidentit. Si mund të vihen përballë vertetesia e informacioneve nga kreu i shtetit me ministrin, aq më tepër Lleshaj që njihet si pupac i betur i Ramës, aq sa nuk nguroi të helmojë me gaz qindra qytetarë të pafajshëm.

5-Një tjetër pikë skandaloze e këtij raporti paraprak është pika kur pohohet se ka tejkalim të kompetencave nga Presidenti, por jo shkelje direkte. Nëse ka tejkalim të kompetencave, pse ekspertët e Venecias nuk citojnë nenin që ka shkelur Presidenti? Ata thjesht pranojnë se ai ka tejkaluar afatin e kodit zgjedhor, një afat që fundja nuk është kushtetues. Është tej mase qesharake të thuash se nuk ka asnjë nen për t’iu referuar anulimit të datës, kur ndërkohë nuk ka asnjë nen apo ligj që e pengon apo e parashikon këtë. Ndërkohë që duhet theksuar fakti se caktimi i datës është vetëm kompetencë kushtetuese e Presidentit dhe askujt tjetër.

6- E në fund si qershia mbi tortë e gjithë kësaj çështjeje, është fakti i daljes së draft-opinionit para kohe. Këtu kemi të bëjmë me dy skandale njëkohësisht. Një ka të bëjë me faktin se ky opinion ka mberritur ne Shqiperi para kohës së caktuar, kjo me synimin për ti dhënë frymëmarrje artificiale qeverisë në këto ditë të vështira, ku Bundestagu me 9 kushtet e tij i vendosi kufirin te thana të gjitha çështjeve.  Ndërkohë pjesa më skandaloze është fakti se mazhoranca ka qenë në dijeni të përmbajtjes së draft-opinionit të paktën që para 10 ditësh. Kështu në një intervistë të datës 10 shtator në news 24, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila deklaronte e bindur që Komisioni i Venecias do të shprehet se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Pa dyshim e gjithë kjo skemë bie erë. Nga Gëzim Saliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...