Shqipëria zbrazet, qeveria kërkon emigrantë të huaj/ Media greke tallet me Çuçin

Saturday, 28 September 2019 19:13

Shqetësimi i ngritur pak javë më parë i Ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, për mungesën e fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm të industrisë dhe thirrja për hapjen e tregut jashtë, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke.

Portali grek, Tribuna.gr shtron pyetjen: "Nëse ka punë pse shqiptarët nuk shkojnë në punë?"

Përgjigjen e jep po vetë. "Sepse asnjë person ambicioz nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri.Kjo është arsyeja pse 60% e qytetarëve të saj dëshirojnë ta lënë atë".

Gjatë një vizite në një fabrikë të përpunimit të prodhimeve bujqësore në Lushnje, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, ndër të tjera, do të shprehej se, ka ardhur koha që Shqipëria të hap tregun e punës për të huajt, pra emigrantët.

“Çështja e fuqisë punëtore mbetet gjithmonë një problem, personalisht kam qenë në favor dhe kam ngritur nevojën që tregu i punës të hapet sidomos për sektorin e bujqësisë dhe peshkimit sepse përditë po përballemi me situata të tilla ku sipërmarrje të ndryshme në sektorin e bujqësisë, agropërpunimit dhe peshkimit e frenojnë rritjen e prodhimit vetëm sepse i mungon fuqia punëtore. Nuk gjejnë dot punëtorë në Shqipëri”.

https://www.tribune.gr/world/news/article/609511/i-alvania-zita-xenoys-metanastes-den-einai-anekdoto.html

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...