Rilindja e di “Venecian” gjykatën e Aranit Çelës

Diel, 29 September 2019 20:01

Rilindja dhe “ekspertët” e saj janë kapur së fundi me raportin e “Komisionit të Venecias”, madje me dy – tre fjali të raportit të tij, për të gjetur gjilpërën në kashtë, e për të justifikuar qëndrimin dhe urrejtjen e tyre ndaj presidentit Meta.  Për fat të keq është një nivel mediokër i këtyre “ekspertëve” të Rilindjes të cilët e kujtojnë Komisionin e Venecias si Gjykatë Speciale, por harrojnë faktin se Komisioni i Venecias është komision jo vendimmarrës, por opiniondhënës. Rilindësit janë turrur të ngrenë furtunë në një gotë ujë për një çështje që nuk ekziston. Por “Venecia” ka evidentuar edhe  një sërë faktorësh të rëndësishëm që  nuk vërtetohet një shkelje serioze”, si p.sh thirrjet e Presidentit Meta për dialog, pritshmërinë që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuonte për të çuar palët drejt kompromisit, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit, statusi i mangët kushtetues i zgjedhjeve lokale në krahasim me ato parlamentare. Si përfundim opinioni i Komisionit të Venecia u shpreh se nuk ka asgjë serioze për të justifikuar shkarkimin e tij”.

Por nuk mendon kështu Rilindja që ka nxjerrë ekspertët e saj në medias, si tellallë për të argumentuar se “presidenti paska shkelur Kushtetutën” dhe se “zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime”. Kjo dashuri e rilindësve për gjykatat është e hershme, sepse u kujton ato gjykatat kur vendoste Partia e lideri për fatin e njerëzve të thjeshtë apo edhe ata me funksione shtetërore. Injoranca që ata kanë në fushën e së drejtës dhe dalldia që kanë në servilizmin ndaj shefit kujtojnë se Komisioni  Venecias është Gjykatë speciale që mund të dënojë e të japë vendime që të kënaqin shefin dhe oreksin e tyre të mbrapshtë. Por Komisioni i Venecias nuk është Gjykata e Aranit Çelës, sepse atyre u ka ngelur ora në atë kohë e për fat të keq punojnë për të rikthyer atë kohë...

Modifikuar më Diel, 29 September 2019 20:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...