ZDF: Mafia shqiptare, më e frikshmja në botë/ Berisha: Rekordi më i zi i Edvin Mafisë

Hënë, 30 September 2019 09:04

Televizioni gjerman ZDF ka tronditur opinion publik mbrëmjen e djeshme. ZDF ka transmetuar një dokumentar rreth 45 minuta ku flitej për mafian shqiptare.

 ‘Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit’, shkruhet në faqen zyrtare të televizionit gjerman ZDF. Lidhur me këtë reportazh të televizionit gjerman reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ndër të tjera shprehet se, ky është rekordi më i zi i kryeministrit Edi Rama.

Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha:

Bomba e fundit e kanalit me te madh televiziv gjerman ZDF: Rekordi me i zi i Edvin Mafise! Sipas ZDF Mafia shqiptare eshte mafia me e frikshme ne bote!

Televizioni gjerman ZDF një mbrëmjen e djeshme ka transmetuar një dokumentar rreth 45 minuta ku flitej për mafian shqiptare.

“Në mesin e bandave: mafia shqiptare”, titullohej dokumentari i transmetuar mbrëmjen e djeshme dhe i realizuar nga gazetari David Beriain.

“Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”, shkruhet në faqen zyrtare të televizionit gjerman ZDF.

Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.

David Beriain ka ardhur në Shqipëri për të treguar një pasqyrë të strukturave të kësaj organizate kriminale – struktura që janë të rrënjosura fort në lidhjet tradicionale, dhe të ndjekin një kod të fortë nderi deri edhe hakmarrjeje, thuhet në faqen zyrtare në internet të televizionit gjerman, ZDF.

https://www.zdf.de/dokumentation/zdfinfo-doku/unter-gangstern-albanische-mafia-104.html?fbclid=IwAR0aQHHROn6S2afXEEGVf_-NlFKIh-ScejGBWcTLqOGyWKgatEcy74PQwso

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...