“Rama nuk e con vendin në zgjedhje, pasi është i bindur që një koalicion i madh opozitar do të ishtë fitues. Kështu u shpreh sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, deputeti Lefter Maliqi.
Maliqi akuzoi kreun e qeverisë se nuk po i shërben më as socialistëve por një grupi oligarkësh, ndërsa theksoi se Shqipëria sot është një vend krize.
“Vendi është në krizë, Rama e maxhoranca e di shumë mirë. Rama nuk po i shërben më socialistëve po një grupi oligarkësh. Ai nuk kërkon veting, sepse ka frikë. Aleanca e madhe opozitare e con drejt një fitore PD, ndaj Rama nuk e con vendin në zgjedhje të parakohshme. Shqipëria është një vend krize.” u shpreh Maliqi.
Si anëtar i komisionit të Sigurisë, Maliqi tha se disponon informacione se vendi sot është i mbushur me drogë.
“Edhe në PS, ka të zhgënjyer. Ka rrjedhje të fortë të PS në bazë, pasi edhe socialistët e ndershëm janë të zhgënjyer. Këtë e them nga takimet që kam patur. Vendi është në krizë, krimi është në nivele të mëdha, premtimet kanë qenë boshe, janë mbushur plot burgjet, me të arrestuar për energjinë, për 30 gr drogë, ndërkohë kriminelët lëvizin të lirë, bosët e drogës janë të lirë.”
Duke vënë theksin në domosdoshmërinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, Maliqi bëri deklaratën e fortë ndërsa tha se në parlament ka edhe deputetë që nuk dinë të lexojnë