Shtirjet e Erjon Veliajt/ Zhupa: Lali Eri përdor hallet e qytetarëve për show (Foto)

Hënë, 30 September 2019 17:15

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, nuk lë asnjë moment pa dalë në media, aq sa shqiptarët kujtojnë se mos është ndonjë aktor i telenovela turke.

Në çdo dalje të tij mediatike është e njëjta histori, show para qytetarëve, dhe më pas zhvatje, kërcënime e rritje taksash.

Këtë shtirje të Veliajt, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e ka krahasuar me një film të periudhës së diktaturës me titull ‘Kur Xhirohej një film’.

Sipas Zhupës Veliaj nuk ka asnjë plan masash për tu ardhur ën ndihmë qytetarëve të Tiranës që u prekën nga tërmeti apo përmbytjet, por thjeshtë të japë shown e tij të përditshëm, dhe të nxjerrë në ekran buzëqeshjen e shtirur.

Ja postimi i Zhupës:

Kur xhirohej nje film!

Ky eshte plani emergjences- mikrofona me ngjyra te ndryshme, disa kamera, disa fotograf, dy kuti ushqime edhe shume kronika ne cdo edicion lajmesh!

Kryebashkiaku showmen me mikrofon ne kemishe kur takon njerezit hallexhinj dhe ben shfaqjen e rradhes per tv.

  htt    

Login to post comments