Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta, i ndodhur në një vizitë në Republikën e Estonisë, u prit në një takim pune nga Presidentja e Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj Kersti Kaljulaid. Ne nje postim ne facebook Presidenti Meta shkruan:
"I lumtur të pritem në një vizitë zyrtare nga Presidentja e Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj Kersti Kaljulaid, Kryetare e një shteti mik dhe aleat në NATO.
E falenderova për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.
Ndamë të njëjtat vizione për sfidat e sigurisë europiane, proceset e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok. Vlerësova interesin e Presidentes për rajonin tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. E ftova për të vizituar Shqipërinë, ftesë që e priti me kënaqësi.
Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, për një të ardhme të ndritur!"