Partia Demokratike akuzon Erjon Veliaj se së bashku me Arbian Maznikun vazhdojnë të mashtrojnë lidhur me faturën e majme të paguar nga Shkëlqim Fusha për një natë qëndrimi në hotel në Barcelonë. Përmes Oriola Pampurit, PD shprehet se Mazniku gënjen njësoj si Veliaj për faturën, ndërsa shton se është gjencia e prokurimit publik ajo që e ka nxjerr zbuluar.
Postimi
Genjeshtra është rruga që ka zgjedhur dyshja e vjedhjeve në bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj dhe Arbian Mazniku.
Njësoj si Veliaj, edhe Mazniku doli sot i gënjeu përseri qytetaret per netët luksoze në hotelin e Barcelonës ku fjeti me nje cmim prej 908 euro nata. Nuk tha dot asgjë, përveç asaj që kanë kohë që bashkë me mjeshtrin e mashtrimit dinë të bëjnë më mirë: të fshihen pas gënjeshtrave. Dhe normalisht kështu tentojnë të bëjnë për budallenj qytetarët, që në këtë rast I kanë paguar faturën e majme të luksit të nën/kryetarit të bashkisë dhe oligarkut të preferuar të kryemashtruesit Veliaj, Fusha shpk. Pra, Mazniku i Veliajt nuk mundi të thotë asnjë fjalë për faturën e firmosur nga Shkëlqim Fusha duke ia lënë zbardhjen e të “vërtetës”në dorë institucioneve, njësoj siç ua la institucioneve shefi i tij vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës.
Besoj e mbani mend kur në reagimin për Zërin e Amerikës, për të justifikuar pagesën prej 1816 euro të hotelit të Maznikut prej kompanisë Fusha, Bashkia deklaroi se të gjitha shpenzimet e udhëtimit i pagoi kjo kompani që ndërtoi sheshin Skënderbej.
Një provë kjo se Veliaj bashke me Maznikun po gënjejnë qytetarët e Tiranës për udhëtimin luksoz dy ditor në Barcelonë.