Gjate vizites se tij zyrtare ne Estoni, presidenti Meta ka vizituar Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin. Ne faqen e tij ne facebook, Presidenti shkruan:
"I nderuar të vizitoja Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin, me ftesë të Drejtorit të saj, Kolonelit Jaak Tarien.
Patëm një bisedë mjaft konstruktive në lidhje me veprimtarinë e kësaj Qendre të Aleancës, dhe për mundësitë që ajo ofron për trajnimin e specialistëve shqiptarë të fushës.
Mbrojtja kibernetike, element tepër i rëndësishëm për mbrojtjen kolektive të NATO-s."