Pas lajmit të Bundestagut të cilin e shiti si një vendim pozitiv që Shqipërisë i vendosen 9 kushte për negociatat, Edi Rama ka nisur të gjejë fajtorë të jashtëm për një vendim negativ të mundshëm nga anëtarët e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE.
Sot Rama tha se nëse nuk marrim negociatat kjo është për faktin se Presidenti i Francës Macron nuk e pëlqen zgjerimin. Aq seriozisht e kishte Rama sa renditi sukseset e tij për kapjen e Reformës në Drejtësi si një rezultat pozitiv që Macronit nuk i hyn në sy.
As përpjekjet për t’a veshur trendi me atlete Adidas, as tratativat për të lobuar me anë të dikujt që presidenti francez e dëgjon, ish paraardhësit Sakrozi që u ftua në Tiranë dhe Butrint, me sa duket nuk kanë dhënë rezultat.
Por Rama s’ka pse shkon deri në Francë për të gjetur fajtor. Vendete BE-së kryesisht Gjermania, Holanda, Franca dhe Danimarka thonë se fajtori është korrupsioni i qeverisë Rama, kanabizimi dhe tonelatat e hashashit që vazhdojnë të kapen kufijve mes Greqisë dhe Italisë, apo edhe trafikimi i kokainës ku disa raste me qindra kilogram kanë hyrë në Portin e Durrësi dhe ndjekja e tyre nga DEA amerikane ka dështuar për shkak të rrjedhjes së informacionit nga policia e Sandër Lleshajt./ REDAKSIONALE