Në SHBA demokratët kërkojnë shkarkimin e Donald Trump dhe kanë nisur proceduat institucionale. Ndërkohë në Shqipëri, Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta ka kohë që është vënë në punë nga Partia Socialiste, nën drejtimin e Ulsi Manjës.
Duke marrë shkas nga situata e ngjashme, gazetari Ylli Dylgjeri shkruan në Facebook me ironi se Ulsi Manja pritet të shkojë në SHBA për të dhënë ekspertizën e tij në procesin e shkarkimit të presidentëve.
“Edhe për Trump pritet gjykimi i Komisionit të Venecias. Thërritet me urgjence Hulusi Manja në SHBA për konsultime…”,- shkruan Ylli Dylgjeri në Facebook.