Rilindja ne ikje, drogë dhe vetëm drogë

E Enjte, 03 October 2019 11:48

Krimi që merret me trafikun e drogës vazhdon punën e tij! Asnjë shpjegim nga Rilindja për tonelatat e drogës që janë kapur vetëm këto ditët e fundit nëpër botë.

Nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, vijmë në rajon, Greqi, Itali, lajmi ka marrë dhënë për Shqipërinë e Rilindjes së Ramës se si është kthyer jo vetëm në udhëkryq por edhe magazinë të rajonit për drogat e forta nga Amerika e Jugut.

Të bëjmë bilancin vetëm për ditët e fundit.

Në Brazil u kapën 617 kg kokainë që u sekuestruan dhe ishin porositur nga grupe kriminale me origjinë shqiptare. Shumë shpejt pritet të niset letërporosi drejt shtetit brazilian.

Një super aksion i policisë greke kapi dy gomoneve të ngarkuara me drogë në Shqipëri, që kishin si destinacion Turqinë. Dy gomonet ishin ngarkuar në Vlorë me 2.5 tonë marijuanë, të cilat do të dërgoheshin në Aivalin të Turqisë, për t’u shkëmbyer me 150 kg heroinë.

Me sinjalizimin e DEA-s amerikane, autoritetet greke zbuluan në Portin e Pireut një sasi prej 137 kilogramë kokainë, që vinte nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë. Droga ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011.

Rilindja po tregon se po rend të bëjë sa më shumë lekë tani që është në ikje e siëpr. Me vjedhje, me koncesione dhe pse jo me trafik ndërkombëtar droge.

Për cështje të tilla skandalesh ikën edhe një kryeministër i ligjshëm  e jo më ky kryeministër që ja ardhur në pushtet me vota të blera nga mifia dhe paratë e drogës.

Login to post comments