Basha i përgjigjet Ramës: Moshapja e negociatave përgjegjësi e Ramës, të hapë krahun

E Enjte, 03 October 2019 13:14

Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama se në rast të një dështimi për hapjen e negociatave, përgjegjësinë e kanë vendet e BE dhe jo qeveria e tij.

Basha theksoi në një deklaratë nga selia blu se përgjegjësia nëse nuk hapen negociatat, është vetëm e Edi Ramës dhe me deklaratat e tij duke pretenduar ndryshe, shefi i qeverisë po i ikën përgjegjësisë.

Ai i kërkoi Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë, pasi sipas Bashës, nën qeverisjen e Ramës, po humbin shqiptarët.

“Përgjegjësitë për dështimin për herën e katërt e ka Rama dhe askush tjetër, është dështim personal i tij. Në pushtet prej 6 vitesh, me dekret dhe ministër i jashtëm, dështimi ka vetëm vulën e tij, premtoi se do hapë negociatat dhe siç duket dështoi si ka dështuar kudo tjetër. Ky është dështimi më i freskët në krizën ku e ka futur vendin në qeverisjen e tij të korruptuat e të lidhur me krimin. Shqiptarët po largohen, ekonomia në kolaps, ndërsa kushtet për Shqipërinë shtohen. nëse do ishte e vërtetë se këto vende janë kundër zgjerimit pse i thonë po Maqedonisë dhe jo Shqipërisë. Rama ka dështuar në secilën prej fushave që ka kërkuar progres. Rama i iku përgjegjësisë për krimin, drogën, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminelëve që u faktuan në qeverisjen vendore Rama, mbrojtjen e personave në listën e zëzë të autoriteteve amerikane nga Tom Doshi te Vangjush Dako, Rama se do integrimin se një vend që kërkon të bëhen anëtarë në një vend që Kryeministri e mbush qeverinë me kriminelë, që mban ministra të lidhur me krimin, që ia u merr pronat qytetarëve e ia u jep oligarkëve s’zgjat dot as 24 orë”, tha Basha.

“Ka ardhur koha të hapë krahun dhe lejojë një mundësi të re. Na duhet një drejtim i ri dhe duhet shpejt, vjen përmes zgjedhjeve të lirë e të ndershme. Reforma që i hap rrugë kësaj është prioritet”, deklaroi Basha.

Modifikuar më E Enjte, 03 October 2019 13:24
Login to post comments