Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për sulmin që po bën shteti ndaj SYRI.net dhe SYRI TV.
‘Edhe një javë më parë Edi Rama me urdhër politik, shoqëroi gazetarët e SYRI.net, i kërcënoi dhe i ndaloi për disa orë pa asnjë arsye.
Sot urdhëroi nipin e Gramoz Ruçit i cili është i njohur për shoqërimet e tij në polici, i cili ka urdhëruar inspektorët që të vijnë e të ushtrojnë presion këtu’, tha Vokshi ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Albana Vokshit në SYRI TV:
Kam ardhur shumë e shqetësuar pas lajmeve që erdhën se shteti kishte sulmuar SYRI-n.
Informacionet që ne morën ishte se që në mëngjes se kishin ardhur tatimorët duke kërkuar ID, kartat dhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj SYRI-t.
Rama po përdor të gjitha mënyrat që të mbyllë gojën e SYRI.net.
Kur Rama nuk e blen nuk u mbyll dot atëherë nis sulmet ndaj mediat, gazetarëve.
Edhe një javë më parë Edi Rama me urdhër politik, shoqëroi gazetarët e SYRI.net, i kërcënoi dhe i ndaloi për disa orë pa asnjë arsye.
Sot urdhëroi nipin e Gramoz Ruçit i cili është i njohur për shoqërimet e tij në polici, i cili ka urdhëruar inspektorët që të vijnë e të ushtrojnë presion këtu.
PD ka informuar dhe po informon të gjitha institucionet e huaja, të gjitha organizatat, me OSBE, me Bashkim Europian, me të gjitha institucionet e BE-së dhe KE-së për këtë sulm të Edi Ramës ndaj SYRI.net.