Terrori i Tatimeve ndaj SYRI TV/ Mehmetaj: Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrinë bashkë!

E Enjte, 03 October 2019 18:09

"Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrinë bashkë".

Kështu shprehet ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, pas sulmit të rradhës ndaj Syri.net dhe Syri TV.

"Sot, në redaksinë e Syri.net ka mësyrë banda kriminalo-tatimore e Edi Ramës duke u sjellë me atë institucion mediatik si të ishte duke shkelur ligje, duke vendosur nën presion gazetarët dhe drejtuesit. 

Ky është sulmi i dytë i mirëmenduar i Edi Ramës ndaj Syrit, pas kërcënimeve publike që ka bërë vazhdimisht dhe pas shoqërimit në komisariat të gazetarëve me urdhrin e tij dhe të ministrave të qeverisë së tij", shkruan Mehmetaj në reagimin e saj. 

Reagimi i plotë i Kejdi Mehmetajt:

Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrijnë bashkë! 

Sot, në redaksinë e Syri.net ka mësyrë banda kriminalo-tatimore e Edi Ramës duke u sjellë me atë institucion mediatik si të ishte duke shkelur ligje, duke vendosur nën presion gazetarët dhe drejtuesit. 

Ky është sulmi i dytë i mirëmenduar i Edi Ramës ndaj Syrit, pas kërcënimeve publike që ka bërë vazhdimisht dhe pas shoqërimit në komisariat të gazetarëve me urdhrin e tij dhe të ministrave të qeverisë së tij. 

Ky sulm nuk vjen kot, por sepse Syri.net ka qenë një prej mediave që ka pubkikuar të gjitha aferat korruptive të Edi Ramës, përfshirë edhe planet e tij antikombëtare për copëtimin e Kosovës. 

Këtë dhunë shtetërore përjetojnë të gjithë mediat e lira që bëjnë detyrën e tyre e denocojnë aferat korruptive e kriminale të Ramës. 

Atëherë kur nuk ja del ta blejë median e ti mbyllë gojën me koncesione e tendera, Rama bën çdo gjë për ta mbyllur atë, siç është rasti i Agon Channel që me gjyqet ndërkombëtare mund ti kushtojë Shqipërisë qindra miliona euro. 

Lëvizja Socialiste për Integrim është në krah të medias së lirë dhe të çdo qytetari shqiptar që i shkelet e drejta kushtetuese për tu shprehur, protestuar apo zhvilluar aktivitetin e tij privat konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne nuk do të ndalemi në aksionin tonë politik derisa ta shohim të rrëzuar këtë qeveri që po tenton të ri instalojë diktaturën në vendin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...