“Trëndafili i bardhë Geraldinë” është ekspozita fotografike e çelur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.
Kjo ekspozitë ka në qendër jetën edhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë, Mbretëreshës së Shqiptarëve.
Ekspozita është vizituar edhe nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili e quan Mbretëreshën Geraldinë një prej personaliteteve më fisnike të historisë sonë.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit:
"Mbreme nen patronazhin e ministrise se jashtme te Hungarise dhe ambasades se Hungarise ne Tirane, me rastin e javes se kultures Hungareze ne Shqiperi, u hap ne Muzeun Historik Kombetar Ekspozita “Trendafili i Bardhe Geraldine”, e cila i kushtohet Mbretereshes Geraldine. Ne ceremonine e hapjes ishte i pranishem zevendes Sekretari i shtetit Hungarez, z. Marton Schoberl,
Ambasadori i Hungarise ne Tirane z. Lóránt Balla dhe personalitete te tjera nga vendi dhe te huaja.
Ekspozita paraqiste me fotografi te shumta te kuruara bukur jeten qe nga femijeria te njerit prej personaliteteve me fisnike te historise tone, Mbretereshes Graldine, pasardhese e familjes se njohur fisnike te Hungarise, qe perben gjithashtu nje lidhje te forte midis dy kombeve tona mike te kahershme ne perpjekjet e tyre per liri".
Titulli i ekspozitës “Trëndafili i Bardhë” është huazuar nga një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re. Në fillim të viteve 1920, qyteti piktoresk hungarez i Zebegény e magjepste teton e dashur të Geraldinës, Franciska Apponyi (Fanny) në një masë aq të madhe që jo vetëm që u vendos aty, por edhe bleu rreth një dyzinë të shtëpive të atij qyteti.
Ajo i përdori këto shtëpi si kampe për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore. Vitet në vazhdim sollën punë serioze edukative në këto shtëpi të Lulediellit (të quajtura kështu prej lules së preferuar të Konteshës) që fituan respekt dhe dashuri nga vendasit.
Ekspozita vjen si bashkëpunim i Muzeut Kombëtar të Hungarisë dhe Ambasadës së Hungarisë në Tiranë. /SYRI.net