“Rama, 8 milionë euro për të rrafshuar shtëpitë rreth Lanës dhe hapur sheshin e nderimit Taulant Ballës”

Premte, 04 October 2019 11:23

Endrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, i ka dhënë një mbështetje të fortë kauzës së banorëve të Astirit, që po mbushin vitin me protestat e tyre për të mos iu shembur shtëpitë pa kompensim.

Braimllari ka publikuar dokumentet që provojnë se si po avancon afera e kryeministrit Edi Rama në Unazën e Re, për të shkatërruar shtëpitë e qytetarëve që banojnë përreth Lanës, me qëllim dhënien e shesheve të ndërtimit, klientëve të tij, si një biznesmeni-trafikant droge, mik shtëpie i Taulant Ballës.

Braimllari shkruan:  "Edi Rama merr 8 milionë euro kredi, 2.4 milionë euro grant dhe 13.37 milionë euro nga Bashkia e Tiranës me PPP. Në total 23,77 milionë euro nga taksat e qytetarëve për të shembur shtëpitë e banorëve të Unazës së Re,  që preken nga devijimi shtratit të lumit Lana dhe për t’i bërë gati sheshin e ndërtimit, Taulant Ballës.

Edi Rama dhe parlamenti ilegjitim, noter i qeverisë, di vetëm të grabisë qytetarët, merr kredi për të shembur shtëpitë jep me PPP nga taksat e qytetarëve dhe nuk ka asnjë strategji dhe asnjë fond për dëmshpërblimin e banorëve të Unazës së Re dhe atyre që preken nga devijimi i lumit Lana.

Banorët kanë një vit në protestë të përditshme në shi, breshër, të ftohtë dhe të nxehtë për të mbrojtur pronën e tyre.

Qeveria e hajdutërisë hesht sepse për Edi Ramën të parët janë oligarkët dhe hajdutëria qeveritare në kurriz të qytetarëve të këtij vendi."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...