U përqesh nga Kryeministri, shpërthen Dash Shehi: Kokaina e tij na la jashtë europe…

Premte, 04 October 2019 13:19

Dash Shehi i është përgjigjur fyerjes së bërë mbrëmë në një emision televiziv nga ana e kryeministrit Edi Rama. Kreu i LZHK-së u shpreh se Edi Rama është drejt fundit të tij politik, dhe për këtë tashmë është bërë agresiv dhe merret me sulme personale.

Shehi tha se ai nuk do të bjerë pre e lojës së Edi Ramës, për t’u përplasur për çështje banale, dhe jashtë europës nuk të lë rakia, por korrupsioni dhe grabitja që banda e tij iu ka bërë shqiptarëve.

“Jam mësuar nuk është hera e parë që e bën. Jashtë europës nuk të lë rakia, por na lë krimi dhe korrupsioni i këtij njeriu bashkë me bandën e tij. Ne nuk merremi as me rakinë, as me ato që ai vesh, apo me kokainën që pi, ne do të flasim për gjëra serioze.

Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hudhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre. Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë, zoti kryeministër në historinë e Shqipërisë ju më rezultoni që jeni hajduti më i madh, për këto të tjerat të përgjigjemi sa të duash.

Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit.

Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton.

Termat opozitë parlamentare dhe joparlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm. Grupet që janë sot në Kuvend janë krijuar nga Rama, ata vetë mund të përdoren sipas intersave të Ramës. Nuk mund të ndjekim këtë vizatim persvers që Edi Rama i ka bërë opozitës dhe Kuvendit”, u shpreh Shehi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...