Tao Balla dhe neveria e një propagande mjerane

Premte, 04 October 2019 15:52

“I forti” i PS-së që ka filluar të marrë në dorë frenat e partisë, nën mësimet e udhëheqësit, Skënderbeut të Spiropalit, ishte ngritur në mëngjes me një dëshirë që të dukej edhe vetë si udhëheqës. Por për ketë pikë e ndihmon edhe një propagandë mjerane e të lëpirësve të Rilindjes që çdo mediokritet, tallje dhe përdhunim që ky sekt i bën jetës sonë të përditshme, ta paraqesë si një lajm, gati – gati çudibërës.

Nuk ka turp e tallje më të zezë me varfërinë se sa lajmi që ka hedhur Tao Balla sot në facebook. Ky personifikim i provincializmit të pandreqshëm dhe rendjes pas krimit të organizuar, dhe këtë e bën për shkak ët inferioritetit, ka vendosur t’i ndërtojë e mobilojë një shtëpi 95-vjecares së pastrehë.  Pasi bëri një publicitet vetes me ato foto, skëterrë që i ka mbytur nga ana njerëzore por edhe ajo e trurit nuk i le të shohin përtej eurove të veta. Ato pamje as në mesjetë nuk i gjeje. Kur ta ndërtojë e mobilojë Tao shtëpinë e 95-vjecares, duhet ca kohë e dimri është përpara,  e në vend që t’i japë lajmin e sistemimit të saj, meqë është edhe 95-vjece, ... Taoja luan kush bën poza më të bukura...  

71701280_2480556818656571_4799286088222900224_n.jpg

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 18:49
Login to post comments