Panariti: Presidenti nuk bën lëvizje të papërgjegjshme. Ndaloi votimet moniste

Premte, 04 October 2019 16:20

“Presidenti ndaloi votimet moniste”.Kështu u shpreh në një intervistë për Syri TV, ish ministri dhe ish deputeti i LSI, Edmond Panariti.

Sipas tij, kreu i shtetit ka patur informacionet e nevojshme se, vendi rrezikonte të shkonte drejt një konflikti.

“Presidenti në mënyrë të qartë reagoi mbi rreziqet për një konflikt, nëse do të ruhej ajo status-quo në bazën e një konflikti civil. Ai ka patur informacione që i ka ndarë me faktorët. I ka patur edhe nga organet e sigurisë së vendit. Janë të klasifikuara dhe nuk mund të bëhen publike. Prandaj dhe shkoi në Komisionin Hetimor. Presidenti nuk bën lëvizje të papërgjegjshme”, u shpreh Panariti.

Sipas Panaritit, vendi është më i përçarë se kurrë.

“Më shumë se gjysma e vendit nuk ndjehet e përfaqësuar”, deklaroi ish ministri Edmond Panariti.

Login to post comments