Pas një takimi që kryeministri Edi Rama pati mbrëmë me sipërmarrës në vend, vjen një reagim i ashpër nga ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehaj tha se Rama nuk po mbron oligarkët, por sipas tij në bashkëpunim me ta po vjedh shqiptarët.
REAGIMI I SHEHAJT
Liria, prona, puna e çdokujt duhet të jenë të prapekshme dhe askush nuk duhet t’i cënojë.
Por të ashtuquajturit oligarkë janë kryesisht një grup biznesmenësh grabitqarë, biznesi kryesor i të cilëve është grabitja e pasurive natyrore dhe parave publike, përmes favoreve dhe kontakteve publike të siguruara me anë të korrupsionit. Ka mes tyre biznese që nuk kanë bërë kurrë asnjë qindarkë në tregun privat. Kjo klasë parazitare-grabitqare nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Në krye të kësaj klase qendron Edi Rama që është mundësuesi kryesor i grabitjes së vendit.
Edi Rama nuk po mbron oligarkët, është duke mbojtur veten dhe paratë që u vjedh shqiptarëve në bashkëpunim me oligarkët.