I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, lideri i opozitës Lulzim Basha fajësoi kryeministrin Edi Rama për situatën në të cilën gjendet vendi dhe pas “Jo”-së së rradhës për çeljen e negociatave.
Sipas Bashës, pasojat e keqqeverisjes po i vujanë të gjithë shqiptarët.
“Edi Rama nuk është më axhenda e Lulzim Bashës apo opozitës. Ky ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Kushtet po vijnë nga Gjermania, BE dhe SHBA.
Pasojat i vuajnë shqiptarët, të papunët, fermerët, pensionistët, studentët.
Këtu vendin nuk e ka sjellë as PD, as Lulzim Basha. Përgjegjësinë e ka Edi Rama”, u shpreh Basha.