Basha: Tryeza e OSBE për reformën zgjedhore, kurth politik i Ramës

Premte, 04 October 2019 20:27

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur kurth politik të Edi Ramës tryezën e rrumbullaktë për reformën zgjedhore.

Sipas tij, opozita jo vetëm që nuk ra pre e saj, por e shfrytëzoi për të treguar se ka vizionin e duhur për të realizuar një reformë të tillë.

“Pas vendimit të Bundestgut gjerman do ti takonte qeverisë që të bënte një propozim e të mos bënte batuta. Erdhën fletë rrufe në Facebook dhe një përpjekje për të fshehur krizën me tavolinën e rrumbullaktë.

Ne vendosëm që të mos binim në kurthin politik të Ramës, por ti tregonim partnerëve strategjikë se jemi të gatshëm të vemë në jetë atë që kërkon Bundestagu, reformën zgjedhore”, deklaroi në Syri TV kryetari i PD-së.

A ishte OSBE pjesë e këtij kurthi?

“Nuk e di a ka qenë pjesë a ra në këtë kurth, por ne si opozitë e kthyem në mundësi të artë për të treguar se jemi gati, kemi vizionin për ta bërë një reformë të tillë”, u përgjigj Basha.

Login to post comments