Ambasadori i Kroacisë, Zlatko Kramariç i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Tuesday, 08 October 2019 10:46

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim, Ambasadorin e ri të Kroacisë në Tiranë, Sh. T. Z. Zlatko Kramaric, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Kramaric për një bashkëpunim të ngushtë në përmbushje të misionit të tij në Shqipëri.

Gjatë takimit Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira e miqësore me Kroacinë, të cilat janë model për rajonin tonë.  “Këto marrëdhënie, tashmë të një Partneriteti Strategjik, mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e bazohen te përparësia jonë e përbashkët e politikës së jashtme - kontributi për një rajon të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë dhe vizioni i përbashkët euroatlantik”, - u shpreh Kreu i Shtetit.

Duke ju referuar kontributit të Diasporës shqiptare në zhvillimet dhe progresin e Kroacisë, Presidenti Meta vlerësoi se ajo është një urë e vërtetë miqësie që mund të shërbejë për të nxitur më tej lidhjet tona  dhe marrëdhëniet në çdo fushë.

Gjithashtu Presidenti Meta vlerësoi se ka ende potencial të pashfrytëzuar sa i përket shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë.

“Duhet të angazhohemi bashkërisht në rritjen e tyre, për t’i paraprirë investimeve, duke patur parasysh potencialin e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe turizmit”, - theksoi Kreu i Shtetit.

Kreu i Shtetit falënderoi autoritetet kroate për angazhimin e menjëhershëm pas tërmetit të 21 shtatorit, solidaritetin e treguar dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

Gjithashtu, Presidenti Meta e falënderoi Ambasadorin Kramaric për mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...