“I gatshëm t'i nënshtrohem çdo lloj kontrolli mjekësor”- Meta flet për vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet: Presidenti do quhej i çmendur nëse…

Tuesday, 08 October 2019 19:24

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo llojë kontrolli mjekësor, nëse dyshohet se ai përdor doping apo substanca të tjera.

Duke folur për vendimin e tij të anulimit të zgjedhjeve, kreu i shtetit tha se është e drejtë e tij ekskluzive të caktojë datën e zgjedhjeve, po ashtu dhe të miratojë anulimin e tyre.

Meta tha se “Presidenti do të konsiderohej i çmendur” në rast se do të anulonte zgjedhjet në  një kohë që në vend ishte një situatë normale politike.

“Jam i gatshëm t’i nënshtrohem çdo llojë kontrolli mjekësorë, nëse dyshohem se përdor ndonjë doping-u apo ndonjë gjë tjetër.

Presidenti të drejtën e dekreteve nuk e ndanë me askënd, as me Parlamentin dhe as me KQZ-në. Presidenti vendos dekretin kur do bëhen zgjedhjet, ndërkohë që u konsultua me partitë për këtë dekret.

Nëse do të ishte situatë normale dhe Presidenti do anulonte zgjedhjet, atëherë Presidenti do konsiderohej si i çmendur. Ju besoj keni provuar gazin, zjarrin nëpër godina, dhunën nuk e bënte vetëm njëra palë, por të dy palët. Kjo ishte një mënyrë për të shmangur një përplasje të rëndë. Përgjegjësia ishte shumë e rëndë, si mund të bënim zgjedhje me një palë. Dikush mund të thotë që Presidenti kushte hallin e PD-së apo LSI-së, por jo! Kemi të bëjmë me një kriter të pa kundërshtueshëm të Kopenhagenit”- tha Meta.

Modifikuar më Tuesday, 08 October 2019 19:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...