Banka Botërore i kërkon llogari Ramës: Bëj transparencë për koncesionet

E mërkurë, 09 October 2019 10:30

Banka Botërore ka kërkuar nga qeveria shqiptare më shumë transparencë dhe përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, lidhur me PPP-të. Apeli i Bankës Botërore erdhi pak ditë pasi qeveria miratoi dy PPP për ndërtime rrugësh, Milot - Balldren dhe Orikum –Dukat, njoftoi gazetarja Dea Dervishi e SYRI.TV.

Zhvillimet e fundit kanë të bëjnë me miratimin e një ligji që mandaton Ministrinë e Financave të kontrollojë PPP-të dhe jep hapësirë për më shumë transparencë lidhur me kontratat.

Banka Botërore ka qenë e angazhuar me qeverinë për aspektin e monitorimit. Një nga pikat kryesore është hartimi i një raporti për PPP-të përmes të cilit synohet jo vetëm dhënia e informacionit, por dhe performanca e tyre, që ne mendojmë se është një instrument i rëndësishëm.

Ekspertët e Bankës Botërore ngritën shqetësimin e tyre edhe me ngadalësimin e rritjes ekonomike në vendin tonë: “Në Shqipëri, ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar. Parashikimi ynë i tanishëm është 2.9%. Presim që kontributi kryesor të vijë kryesisht nga kërkesa e brendshme. Shqipëria ka pjesëmarrje në forcën e punës më të lartë në rajon, por ka një disbalancë të lartë midis gjinive dhe, papunësia e të rinjve dhe ajo afatgjatë, mbetet problem. Shqipëria është vendi i dytë me borxhin më të lartë publik. Ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe nevoja për të shlyer detyrimet e prapambetura të TVSH-së kanë sjellë rënie të të ardhurave të GDP. Ne presim rritje të ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit 2019.”

Përsa i takon letrës që kryetari i PD-së i dërgoi bankave tregtare ku i kërkoi të mos investonin në PPP-të, drejtuesja e Bankës Botërore u shpreh se i takon bankave të vendosin nëse duan të financojnë apo jo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...