Thirrja e Kryemadhit, 'Te bashkohemi per te mbrojtur Kopeshtin Botanik'

E mërkurë, 09 October 2019 11:06

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka dale sot me nje apel ne mbrojtje te Kopshtit Botanik, duke kerkuar nga te gjithe mbeshtetje dhe bashkim per kete kauze te rendesishme jo vetem per arsimin.

Ajo kthehet ne kete vend, si ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e degës Biokimi për të cilën thote se ka zhvilluar orë dhe javë të tëra mësimi, ekspetide. “E ndjej si obligim moral për këtë mesazh suportues dhe bashkues me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës”- thekson ajo, duke shtuar se “Nuk do dëshironim që e vetmja gjë dhe e vetmja pasuri që i ka ngelur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë”.

Kryemadhi, thekson me tej, se nje specie ka mbetur e pastudiuar e kerkon te studiohet. “Në fakt një specie nuk e kemi studiuar të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes, e cila po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm pronat e shqiptarëve, nuk po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm ditën e shqiptarëve por pushton edhe të ardhmen e shqiptarëve”- thote ajo.

DEKLARATA E KRYEMADHIT

Mirmëngjesi të dashur miq!

Sot, dua t’ju uroj mirmëngjes nga Kopshti Botanik. Si ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e degës Biokimi për të cilën kam zhvilluar orë dhe javë të tëra mësimi, ekspetide në këtë kopësht, e ndjej si obligim moral për këtë mesazh suportues dhe bashkues me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës. Iu bëj thirrje po ashtu të gjithë miqve të mi, ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrës që sot universiteti ynë ka nevojë për ne. Ka nevojë për ne, për t’u bashkuar me ta. Sepse nuk duhet të na ndodhi e njëjta gjë, ajo që na ndodhi me Muzeun e Kafshëve tek rruga Kavajës, i cili u shkatërrua një laborator i tërë me një një arsenal të jashtëzakonshëm shkencor për t’u dhënë dhe për t’u ndërtuar nga oligarkët pallat. Nuk do dëshironim që e vetmja gjë dhe e vetmja pasuri që i ka ngelur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë. Mendoj që këtu është e domosdoshme angazhimi i gjithë ne për ta suportuar dhe për ta mbrojtur. Në fakt ne këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, kemi studiuar shume insekte dhe specie të tjera, por në fakt një specie nuk e kemi studiuar të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes, e cila po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm pronat e shqiptarëve, nuk po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm ditën e shqiptarëve por pushton edhe të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes e cila kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe në lavatriçe të pastrimit të parave është mbi të gjitha e domosdoshme një ndërhyrje dhe një ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar i të gjithë ne kudo që jemi. Pa dallim bindjesh politike. Sot më shumë se kurrë ne duhet të japim suportin tonë, mbështetjen tonë në radhë të parë për dijen, në radhë të parë për arsimin se vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen e vendit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...