Vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe uria e një hajduti serial

E mërkurë, 09 October 2019 13:39

Vijon përplasja mes Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosit dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, për sa i përket lejeve mjedisore që janë në kompetencën e Ministrisë së Mjedisit, që ka nxjerrë në pah diferenca të thella mes dy zyrtarëve të lartë.

Klosi ka prezantuar këtë të mërkurë, një nismë të re, që kërkon heqjen e plotë të lejes mjedisore të tipit C, që  Bashkia e Tiranës kërkon ta ketë nën juridiksion, njoftoi gazetarja Dea Dervishi e SYRI.TV.

Sipas Klosit, ndotësit e vërtetë të mjedisit nuk janë bizneset e vogla, që janë poshtë pallateve dhe ministria që ai drejton do të fokusohet te lufta me ndotësit e vërtetë të mjedisit.

Sipas ministrit, tani e tutje shkeljet mjedisore duhet të trajtohen nga ana e Ministrisë së Rendit dhe në asnjë pikë nuk shihet e vlefshme ndërhyrja e bashkive, duke i dhënë kështu një mesazh të qartë kryebashkiakut Veliaj. Klosi nuk i kurseu kritikat ndaj inspektorëve të mjedisit.

“Do të shpallim një platformë të plotë të institucioneve që merren me mjedisin. Një nga problematikat më të mëdha kanë qenë ato të biznesit të vogël. Me një vendimmarrje të 2014 - 2015, kur ligjvënësi ka qënë i detyruar dhe ka menduar se ishte e nevojshme që të ishte i pajisur me një leje, është kthyer në një barrë për biznesin tonë.

Leja është shndërrruar në një leje kufizuese. Ka ardhur pika e vlimit dhe ne duhet të ndryshojmë. Nuk është leja mjedisore ajo që lejon një furrë buke apo një klub. Këto biznese ndikojnë në mjedis, por në lagje dhe në pallat, ka nivel të ulët shkarkimesh në ajër, ujë dhe tokë; gjenerojnë mbetje të riciklueshme.

Duam të heqim kategorinë e lejeve C. Është fakt që duhet ta pranojmë, unë i pari kokëulur. Inspektorët merren me një lavazh, dhe harrojnë ndotësit e vërtetë. E kemi shpallur nismën tonë. Shkeljet mjedisore do t’i kalojnë Ministrisë së Rendit”.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj kërkoi që lejet mjedisore t’i kalonin pushtetit vendor, pasi nuk mund të vendosë qeveria për një furrë buke apo një lavazh dhe se qytetarët i kërkojnë llogari pikërisht pushtetit vendor për problemet që vijnë në këtë drejtim.

 
Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 13:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...