Kryemadhi: BE është gënjyer për 5 vite. Ja çfarë më thanë ...

E mërkurë, 09 October 2019 21:06

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net ka sulmuar ndërkombëtarët në Tiranë.

Në një bisedë me gazetarët Çim Peka, Arion Sulo dhe Bledian Koka, Kryemadhi ka treguar edhe një bisedë me një nga zyrtarët e BE-së.

‘Në një drekë tek pallati i brigadave një nga zyrtaret e BE-së më the se për 5 vite kishte marrë raportet e njerëzve të tyre.

Në 5 vite jam gënjyer nga raportet e njerëzve të mi.

Mos prit që të hedh poshtë ata të mitë dhe të bëhem me ty. Deri tani jam gënjyer nga ata.

Por tani duhet të vendosim se çfarë të bëjmë që të rregullojmë këtë gjë, çfarë mund të zgjidhim’, tha Kryemadhi në SYRI TV dhe SYRI.net.

Login to post comments