Albin Kurti: Thaçi tradhtar, nuk duhet ta çojë mandatin deri në fund

E mërkurë, 09 October 2019 22:35

Albin Kurti ka paralajmëruar se Hashim Thaçi mund të shkarkohet nga president i Kosovës.
Edhe pse pranon se ende nuk i kanë votat, por kjo çështje do të diskutohet.
Sipas tij, Thaçi është tradhtar kur ka menduar për të shkëmbyer territoret e Kosovës.

Deklaratat Kurti i ka bërë në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu.

‘Nuk i kemi ende votat për shkarkimin e Thaçit, por do e shohim me shumë vëmendje. Raportet e tij me Serbinë kanë qenë shumë problematike, veçanërisht me idenë e tij për shkëmbim të territoreve. Të thuash që veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviçit që duhet kthyer mbrapsht kjo është tradhëti.

Raportet me Thaçin janë të mira sepse nuk ekzistojnë raporte. Ai duhet te ma japë mandatin mua për të formuar qeverinë dhe më në fund po i jap shansin të bëjë diçka të mirë. Është koha që të mos e çojë deri në fund mandatin e tij si president’, është shprehur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Login to post comments