Kur pritet të shpërthejë opozita? Kryemadhi për 'Nova Media': Pas datës 18 tetor...

E Enjte, 10 October 2019 17:37

Një ditë pas intervistës në Syri TV, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një prononcim për median shqiptare në SHBA, Nova Media, ka komentuar situatën politike në vend dhe planet dhe veprimet e së ardhmes sa i përket Opozitës së Bashkuar.

Kur pritet të shpërthejë opozita?

 

“Ka një datë zgjedhje për 13 tetorin, por KQZ ka marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk pranon dekretin e presidentit, që për shkak të stabilitetit kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Është një dekret, që duam apo nuk duam, që do ta shikojë e do ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Situata në të cilën gjendemi, tregon se jemi ende një vend në trazicion.

 

Data 18 tetor është datë e rëndësishme, pavarësisht 9 kushteve nga Bundestagu gjerman. Sfidat janë përballë klasës politike, jo vetëm mazhorancës dhe kryeministrit të Rilindjes.

Opozita po përgatit platformën antikrizë”, u shpreh kryetarja e LSI.

Pse është tërhequr opozita nga protestat? Ka mbetur vetëm në luftën e deklaratave... 

"Nuk ka tërheqje. Mos harrojmë se kur opozita dogji mandatet dhe me bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit opozita kishte një komunitet ndërkombëtar totalisht kundër, që për hir të interesave të tyre, stabilitetit në rajon apo projekte të tjera siç ka qenë ndryshimi i kufijve të Kosovës. Por sot ne kemi të gjitha kushtet që kishte vendosur opozita, nga Bundestagu gjerman. Nuk ka tërheqje...

Ne presim që 18 tetori të jetë një "Po". Hapja e negociatave do të thotë implemtim të reformës në drejtësi. 99.9% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Kushtet nuk janë për ta, por për qeverinë.

A kemi ne gabime? Po, ndryshe do të ishim Kroacia. Pas datës 18 opozita do të bëjë një axhendë tjetër...", deklaroi Kryemadhi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...