“Komisioni i Venecias u shpreh qartë në lidhje me vendimin e Metës për anulimin e 30 qershorit”- Deputeti i opozitës së re: Në Parlament u “blenë” votat

Premte, 11 October 2019 19:52

Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias mbi vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, deputeti i opozitës së re në Parlament, Lefter Maliqi thotë se Komisioni i Venecias në asnjë germë nuk shprehet se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.

malua

 

Komisioni i Venecias në asnjë germë nuk shprehet se presidenti ka shkelur kushtetutën, pra është një organ këshillues dhe thotë thjesht ka tejkaluar, me fjalën tejkalim unë them që presidenti vetë e ka sqaruar që ka të drejtë të nxjerri, dekretojë akte normative dhe nuk mban përgjegjësi përveç momenteve kur shkel rëndë Kushtetutën”, theksoi ai.

Maliqi, thotë se deputetët e opozitës u blenë duke votuar pro rezolutës për miratimin e komisionit hetimor.

 “Unë kam qenë ndër zërat e parë që kur u mor kjo nisëm për ngritjen e komisionit hetimor, që kur u mor edhe nisja për rezolutën, për miratimin e rezolutës në kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e presidentit dhe aty pashë shown e parë, ku u kërkua mbi gjysmë ore pushim, për shkak se deputetët e opozitës së re e lamë në mënyrë unanime që ne do të ishim pjesa dërrmuese abstenim dhe rreth 5-6 deputetë kundër. Pas pushimit zoti Balla dhe segment të tjerë të Partisë Socialiste patën takime me deputet të PD-së, LSI-së dhe të tjerëve që janë aty. Dhe ndodhi ajo që u votua me 102 vota për miratimin e rezolutës për shkarkimin e presidentit”, tha Maliqi në “Top Talk” në Top Channel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...