Police për Unazën e Re ka, për kanabisin e kokainën jo!

Premte, 11 October 2019 20:42

Eshtë e çuditshme kjo që ndodh në këtë vend. Kalojnë me mijëra kg kanabis, dorgë, kokainë e nuk ka një polic që të ndalojë gjithë rrjetin që po i merr frymën këtij vendi. Nga ana tjetër krimi po bën kërdinë, ku nuk ka ditë që të mos vritet dikush. Por ajo që të bën  çudi është fakti se policia nuk duket gjëkundi dhe shfaqet sa here që ka protesta, aty e gjen, “për të bërë detyrën.”  Ministri Lleshaj  në vend që të vihet në krye të operacioneve anitdorgë e antikrim, është bërë qesharak, se ka “nisur” negociatat për BE-në,  duke fluturuar sa në një vend në tjetrin vend të Evropës për t’u mbushur mendjen se po “lufton” krimin e drogën dhe se e ka hak çeljen e negociatave. Rri gjithë ditën e shan Hollandën që nuk  i besoi premtimeve e fjalëve të tij dhe nga ana tjetër urdhëron policët që të arrestojnë qytetarët e pafjashëm të Unazës së Re, të cilët prej një vit protestojnë për shtëpitë e pronat e tyre.

Mësohet se shoqërimet janë bërë pas protestave, dhe pas largimit të kamerave. Ditën e sotme janë thirrur për të deklaruar në komisariatin nr.6, disa nga banorët. Në mes të banorëve kanë qënë edhe deputeti Klevis Balliu dhe ambjentalisti Sazan Guri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...