Terrori mbi Unazën e Re/ Pampuri: Rama dhe Marku, mos guxoni, qytetarë do t’ia dalin

Saturday, 12 October 2019 09:33

Oriola Pampuri, ish-deputete e PD, ka dënuar ashpër terrorin që qeveria po ushtron mbi banorët protestues të Unazës së Re në Tiranë dhe e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një diktator. "Diktatorët nuk kanë brirë, mjaftojnë sjellje të tilla për t'i dalluar!" - gjykon Pampuri.

"Terrori ndaj banoreve te Unazes se Re, - shprehet ish-deputetja, - si përgjigje e shemtuar e qeverise ndaj rezistences paqesore te tyre per 1 vit rresht. Dje dhe sot, Policia ka rinisur ciklin e arrestimeve duke mos kursyer dhe njoftimin per t'u paraqitur prane komisariatit nr 6 dhe per ish-deputetet e opozites, mbeshtetes te kesaj kauze qe ne fillimet e saj.

Kete here paturpesisht, presioni nuk ka munguar edhe ndaj operatoreve te portalit Syri.net dhe gazetareve te Shijak Tv, te cilet nuk e tradhetuan kurre kauzen e ketyre banoreve.

Nuk kursyen gjithashtu dhe avokate e intelektuale qe mbeshtesin kauzen. Turp!

Paradoksi i madh eshte qe nga njera ane tenderi korruptiv prej 40 milion euro, eshte thjesht nje akt rutine i vazhdes se vjedhjeve te kesaj qeverie, per te cilin askush nuk flet, ndeshkohet apo te pakten te indinjohet, dhe nga ana tjeter ndalon banore te pafajshem, te cilet prej nje viti dalin te protestojne ne rruge per banesat e tyre, per ato banesa qe i ndertuan me para mundi e gjaku, per ato banesa qe i ndertuan para 25-30 viteve, e prej atehere kane qene taksapagues te rregullt.

Per ato banesa, ku strehohen, familjare, nena gra e femije, e per ato biznese prej te cilave ushqehen dhjetera familje. Po ky kryeminister dhe hijenat qe e rrethojne, nuk e kupton vleren e mundit, sepse sipas kutit te tij, paraja, prona kane vlere tjeter, ato kane vleren e mashtrimit, uzurpimit e shfrytezimit, ndaj nuk ndjen dhimbje.

Nese sipas gjuhes se rendomte jo e denje per nje kryeminister, por ne kete rast ky ben perjashtim, ku citon qe sistemi drejtesise u shkaterrua nga "KÇK", ky vend ne keto 6 vite, u rrenua pikerisht nga moto "vidh ç'te mundesh e ku te mundesh".

Edi Rama, Arta Marku, lironi banoret paqesore e te ndershem te Unazes!

Mos guxoni te cenoni dinjitetin e tyre dhe perfaqesuesve te opozites qe i perkrah!

Ju nuk me trembni as mua, as koleget e mi e as banoret e Unazes!

Te gjithë bashke do t'ia dalim!

Fundi juaj eshte afer!

 Diktatoret nuk kane brire, mjaftojne sjellje te tilla per t'i dalluar!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...